✍️- Shpesh dëgjojm kur dikush thotë për tjetrin në shenjë lavdate: “Filani është i përkushtuar, fetar, fal namazin, agjëron…”
Po ashtu dëgjojm kur një grua thotë: “Filanja është e përkushtuar, i banë devam namazit…”
Ndërsa Allahu i Plotfuqishëm thotë:
“Dhe sikur të mos ishte mirësia e Allahut mbi ju dhe mëshira e Tij, askush prej jush nuk do të ishte i pastër, kurrë. Por Allahu pastron atë që Ai dëshiron, dhe Allahu është Dëgjues dhe i Ditur.” (En-Nur 21)
🌴- Fjala “i përkushtuar, i banë devam” ka mashtruar shumë njerëz, duke i çuar ata të besojnë se filani është i përsosur, i patëmetë dhe plotësisht në përputhje me të gjitha ligjet dhe vendimet e Zotit.
Kjo ka rezultuar në marrëdhënie biznesi ose martesore të ndërtuara mbi besimin, duke çuar në pasoja katastrofike dhe duke shtrembëruar imazhin e Islamit dhe muslimanëve.
E vërteta është se kjo fjalë, e thënë në injorancë, ka shkatërruar shumë shtëpi muslimane dhe ka falimentuar shumë njerëz. Kuptimi i saktë është se dikush mund të jetë i përkushtuar ndaj disa aspekteve të fesë, siç janë namazi, agjërimi dhe mësimi përmendësh i Kuranit, por është i padëgjueshëm me prindët, i pasjellshëm me fqinjët, mizorë ndaj gruas dhe familjes, i ka marrdhënjet e shkëputura me farefisin, tradhëton në biznes…!
👈- Një person mund të ketë karakter të mirë me disa njerëz, por të lërë pas dore detyrimet e tjera fetare dhe të jetë me karakter të keq me të tjerët.
Prandaj, ky term duhet të shmanget në bisedë. Nëse dikush ju pyet për filanin, mos e përmendni angazhimin e tij fetar. Në vend të kësaj, tregoni atyre çfarë dini për ta për drejtësin e tij, përmendni si cilësitë e tij të mira ashtu edhe të këqija, pa shtuar ose hequr asgjë.
Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha: “Feja është këshillë e sinqertë.” Ne pyetëm: “Për kë?” Ai tha: “Për Allahun, Librin e Tij, të Dërguarin e Tij, udhëheqësit e muslimanëve dhe masën e tyre të gjerë.” (Sahih Muslim)
👈- Shënim: Fjala “i përkushtuar” nuk është pjesë e fesë; fjala e saktë është “i drejtë”. Allahu thotë: “Vërtet, ata që thonë: ‘Zoti ynë është Allahu’, dhe pastaj qëndrojnë të palëkundur…” (El-Ahkaf 46:23)
Pejgamberi (paqja dhe bekimet qofshin mbi të) tha: “Thuaj: ‘Zoti im është Allahu’, dhe pastaj qëndroni të palëkundur.” Unë thashë: “O i Dërguar i Allahut, cila është gjëja që ke më shumë frikë për mua?”
Ai e kapi gjuhën e tij dhe tha: “Kjo.” (Suneni i Tirmidhiut).
Prof. ass. dr. Musa Vila








