Nuk ka terapi më të fuqishme për një shpirt të lodhur sesa sexhdeja në xhami.
Nuk ka ilaç më të thellë për mendjen sesa qëndrimi përballë Krijuesit me zemër të përulur.
🔹 Psikologjia e re flet për “detoks mendjeje” Islami e ka që moti: 5 herë në ditë, në xhami.
🔹 Lutja kolektive, pa dallim statusi, fshin vetminë dhe ankthin.
🔹 Rrahjet e zemrës stabilizohen, mendja qetësohet, shpirti gjen paqe.
Namazi në xhami nuk është thjesht obligim është shpëtim.
Është vendi ku loti nuk turpëron, dhe ku fjala “jam i lodhur” ka kuptim.
🕊️ Kthehu në xhami se aty të pret qetësia që po e kërkon prej vitesh.
Hasan Baftijari








