Ku është problemi ynë…?

Njeriu e fillon jetën e tij plot dashuri. Ajo është motivi i jetës së tij dhe frymëzimi i tij. Ajo dashuri është shkaku i butësisë, optimizmit dhe besimit të tij.

Me kalimin e kohës, kjo gjallëri sa vjen e vyshket, thahet dhe tretet…
Në pleqëri ai kthehet në një arrogant, një egoist që nuk ndjenë asgjë përveç interesit të tij dhe nuk lëviz për asgjë përveçse për të mirën e tij.
Arsye është kjo…
Me kalimin e kohës, ëndrrat e tij të mëdha, emocionet e tij të pastra dhe dashuria e tij vinë e thyhen. Ato, herë pas here përplasën me valët e jetës, me njerëzit të cilët i ka menduar si të dashur dhe tek të cilët ka mbështetur besimin e tij.
E dashura e tij e braktisë, bashkëshortja e tij e gënjen, shoqëria e tij e shfrytëzojnë, rrethi dhe familja e tij e tradhtojnë. Kështu, ai e ka të pamundur që të gjejë një ekuilibrim të shpirtit të tij dhe të tejkalojë këto dështime, nuk ka forcë të ruaj buzëqeshjen e tij, dhe nuk ka fuqi të mbajë të gjallë optimizmin e tij. Kështu, dashuria e tij shuhet, humbë freskinë e saj dhe ai gradualisht shndërrohet në një arrogant.
Dashuria e tij më të cilën mbante gjallë zemrën e tij dhe me të cilën ofronte mirësi për të gjithë tashmë është kthyer në një arrogancë, zemërim dhe vrer me të cilin i kundërvihet botës.
Arsyeja është se ai nuk ka gjetur mjaftueshëm dashuri, butësi, dhe ngrohtësi. Këtë nuk e gjeti në botë, nuk e gjeti në familjen e tij, nuk e gjeti në rrethin ku jeton. Kjo e shpie drejt dështimit dhe falimentimit të tij emocional.
Argument për këtë është se zemra e tij e madhe nuk mund të përjetojë dhe nuk mund të durojë këtë thatësi emocionale sado që mund të jetë vyshkur. Ajo kërkon që çdoherë të jap dashuri dhe ngrohtësi por problemi është se kujt t’ia jap këtë…?
Pra, zemra e tij çdoherë është në gjendje që të prodhojë dashuri pavarësisht goditjeve të jetës. Por, nëse këtë dashuri nuk e meriton askush atëherë ajo kthehet në mllef.
Prandaj, problemi kryesor që kemi të gjithë ne është një dashuri reciproke. Dashuri që ofrohet dhe meritohet nga të tjerët. Dashuri e dyanshme.

Dr. Mustafa Mahmud
Marrë nga libri: “55 probleme dashurie”.

Nga Arabishtja: Artan Musliu