Kuba shpall nëntë ditë zie, Algjeria tetë ditë për vdekjen e Fidel Castros

Algjeria ka shpallur tetë ditë zie kombëtare me rastin e vdekjes së revolucionarit kubanez dhe ish-presidentit të këtij vendi, Fidel Castro, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Kabinetit të presidentit të Algjerisë të transmetuar përmes agjencisë së lajmeve APS, thuhet se presidenti Abdulaziz Buteflika ka marrë këtë vendim me rastin e vdekjes së Fidel Castros.

Mediat algjeriane e përshkruanin Castron si “mik të madh të Algjerisë”, si dhe se revolucionari kubanez ka qenë mbështetje e madhe për këtë vend në rezistencën e kolonisë franceze në periudhën nga viti 1954 deri në vitin 1962.

Qeveria kubaneze shpalli nëntë ditë zie kombëtare për shkak të vdekjes së ish-presidentit Fidel Castro. Ajo do të përfundojë më 4 dhjetor, kur edhe do të varroset.