Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Kubë, presidenti udhëhoqi një marshim proteste kundër vrasjes së palestinezëve

Kubë, presidenti udhëhoqi një marshim proteste kundër vrasjes së palestinezëve

Dhjetëra mijëra kubanë, të udhëhequr nga presidenti Miguel Diaz-Canel, protestuan të enjten jashtë ambasadës amerikane në Havana, duke akuzuar Izraelin për kryerjen e “gjenocidit” kundër palestinezëve në Gaza.

Marshimi protestues, i udhëhequr nga presidenti kuban Miguel Diaz-Canel, përgjatë shëtitores Malecón, ku ndodhet misioni diplomatik amerikan, ishte i pari i këtij lloji në më shumë se një dekadë.

Ish-udhëheqësi kuban Fidel Castro ishte i njohur për organizimin e demonstratave të ngjashme, por shumë më të mëdha ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe ndërhyrjes në çështjet kubane.