Kujdes, mos i largojmë të tjerët nga Islami për shkak të sjelljeve tona

Dr. Bashkim Aliu

Muslimani duhet të jetë i kujdesshëm në sjelljen e vet, ngase sjella e tij mund të jetë shkak që dikush t’i afrohet Islamit, por edhe dikush të largohet prej Islamit. Nëse sillemi mirë, mund që dikë ta afrojmë në Islam, e nëse sillemi keq, mund që dikë ta largojmë prej Islamit.
Në këtë kontekst, ja se çka ka thënë një jomusliman, analizoni mirë dhe ta shohim veten ku jemi dhe çfarë përgjegjësie kemi.
Kris Morison ka thënë: “Jua kemi dhënë aeroplanët, automjetet, raketat dhe frigoriferët tanë, por ju nuk na keni dhënë Islamin, me sjelljen tuaj na i keni shkurtuar bukuritë e tij.”
Në lidhje me këto fjalë, Aid el Karni, një intelektual dhe mendimtar i shquar musliman i kohës sonë, thotë: “Ne sot nuk jemi në gjendje të ndërtojmë aeroplan, automobil, raketë, frigorifer, por jemi në gjendje që t’i përmirësojmë zemrat tona, që njerëzve në dritën e së vërtetës t’ua paraqesim bukuritë e fesë islame.”

Përzgjodhi: Bashkim Aliu