Kur detyra thërret: Zjarrëfikësit kroat lënë penalltitë kur bie alarmi (Video)

Zjarrfikësit kroatë ishin duke shikuar me vëmendje maksimale fundin e ndeshjes së ekipit të tyre kundër Rusisë në çerekfinalet e Kupës së Botës – por kur ra alarmi në stacion, ata u ngutën në veprim, duke lënë penalltitë.

Një përgjegjësi e tillë nuk është parë ndonjëherë, por ja që u dëshmua kësa radhe nga kamerat e sigurisë të vendosura në qendrën e zjarrfikësve.

Një pjekuri të pashoq e dëshmoi edhe mbrëmë ekipa kroate kundër Anglisë, të cilën e mundi me rezultat 2:1.

Për herë të parë në histori Kroacia shkelë në gjysmëfinale. /MESAZHI/