Kur nuk din, mundesh me gabu
Nji gazetar na paska shkru,
nji far Batoni që asht lazdru,
kanalit Klan nuk i ndahet,
me ndej në Kosovë nuk i bahet!
Fort rehat asht në Tiranë,
se i pëlqen vendi i gjanë…
Kohët e fundit paska shkru,
Saudin fort e ka lavdru
deri në qiell e paska çu…!
Përparu ka në ditët tona,
ndërtu Ritz-Carlton e Sheratona…
E në Meke hotel sahati,
që atje asht ma i gjati!
E për të tjera ka shkru fort,
për Shabara e Rock resort,
çka ka pa ai asht tranu,
edhe stadiume ka numru…
Shumë të bukra paska gjet,
duket se deri tash ka kenë fjet!
Deri tash ec me paragjykim,
por ai vedit i ban qortim.
Nga gjumi zgju duket me gjasë,
per Saudin mendim të mirë s’ka pas!
Por, vizita fort miqsore,
suadiant marrë për dore,
me marifetin që ata kanë,
Batonin pa fjalë e kanë lanë,
e kanë lanë e kanë tranu,
për Hoxhallarët tanë keq ka shkru:
Injoranta të gjithë i banë,
se ata mbrapa na kanë lanë!
Por ai duket nuk ka ndigju,
se shumë prej tyne atje kanë msu!
Kur nuk din, mundesh me gabu…
saudianët munden me u idhnu!
Ti jaran, Saudin nuk e njeh,
me sy të interesit ti e sheh!
Ti Baton mos shkruj dokrra,
se arra e hinit nuk ban kokrra!
Jaran, Saudin e ke pa vonë,
injorant , ktu s’di kujt i thonë.
Burhan Fili








