Kushte të mjerueshme për pacientët në Gaza, vdesin tre foshnje për 24 orë

Bajrami i këtij viti ka qenë tragjik për Hanan Ghaben. Foshnja e saj 5-ditëshe, e cila vuante nga një sëmundje e zemrës, vdiq të martën pasi nuk arriti të merrte kujdesin mjekësor në spitalet e vecanta që gjenden jashrë Rripit të rrethuar të Gazas.

Në më pak se 24 orë, tre foshnje të sapolindura vdiqën në njësinë e kujdesit intensiv neonatale në Spitalin Al Shifa të Gazës, pasi lejet e tyre për trajtim mjekësor u refuzuan ose u shtynë.

Për dy milionë palestinezët në Gazan e varfër, është tejet e vështirë për të marrë nga Izraeli që të kërkohet trajtim jashtë enklavës së bllokuar.

“Çfarë paskemi bërë që po përjetojmë gjithë këtë dhembje, dhe ta shoh fëmijën tim si vdes para syve të mi?” thoshte Ghaben për Al Jazeeran.

Zakonisht, Autoriteti Palestinez me qendër në Bregun Perëndimor lehtëson referimin dhe financimin e palestinezëve për trajtim në spitale jashtë Rripit të Gazës.

Por në muajt e fundit, numri i referimeve mjekësore ka rënë, duke lënë pa kurrfarë kujdesi pacientët në nevojë.

Bara Ghaben, Ibrahim Tbeil dhe Mus’ab Araeer ishin të gjithë nën moshën një vjeçare dhe vuanin nga sëmundje të lindura të zemrës.

Vonesa në referime është pjesë e përshkallëzimit të fundit të AP-së kundër rivalit të saj, qeverisë së Hamasit në Gaza, besojnë zyrtarët e Hamasit.

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Gazës Yousef Abu Rish e përshkroi situatën shëndetësore si një “dënim me vdekje”.

Gjatë tre muajve të fundit, 11 pacientë palestinezë në Gaza vdiqën si rezultat i drejtpërdrejtë i mos lejimit të lejeve për trajtim jashte enklaves se izoluar. /MESAZHI/