Në Rripin e Gazës, reshjet e dendura të shiut dhe stuhia e fortë që kanë përfshirë zonën kanë sjellë në prag kolapsi kushtet e strehimit për dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur, raporton Anadolu.
Palestinezët të cilët luftojnë për mbijetesë, gjenden nën bllokadën dhe pengesat ndaj ndihmave nga Izraeli, ndërsa përmbytja e kampeve me çadra e ka thelluar edhe më tej krizën humanitare.
Në qytetin Deir al-Balah, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, familjet e mbetura pa nevojat bazë përpiqen të mbijetojnë në çadra të improvizuara të ngritura pranë shtëpive të tyre të shkatërruara, duke u përballur njëkohësisht me kushtet e acarta të motit.
Izraeli vrau më shumë se 71.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, në Gaza që nga tetori 2023 dhe shkatërroi enklavën. Një armëpushim hyri në fuqi në tetor 2025, por shkeljet izraelite kanë vazhduar.

