Kuvajt, 7 ekzekutime përfshirë një anëtar të familjes mbretërore

Autoritetet e Kuvajtit të mërkurën ekzekutuan shtatë persona të dënuar me akuza të ndryshme penale, bëri të ditur agjencia zyrtare kuvajtiane e lajmeve (KUNA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një zyrtari të prokurorisë publike cituar nga KUNA në mesin e shtatë personave të ekzekutuar dy janë shtetas të Kuvajtit dhe dy egjiptianë, së bashku me një të Bangladeshit, një filipinas dhe një etiopian.

Një nga dy shtetasit e Kuvajtit, Princi Faisal Abdullah al-Jaber al-Sabah, ka qenë anëtar familjes në pushtet i cili u dënua për vrasjen e nipit të tij në vitin 2010.

Ekzekutimet u miratuan nga Emiri i Kuvajtit Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah.