Ky është Mohamed Bzeek, heroi mysliman i fëmijëve të Los Angeles

Një burrë musliman ka kaluar dy dekadat e fundit duke u kujdesur për fëmijët e sëmurë.
Shtetasi amerikan me origjinë nga Libia, Mohamed Bzeek dhe gruaja e tij e ndjerë kishin filluar të ndihmonin fëmijët e sëmurë në fillimin e viteve ’80.

Ata u kujdesën në mënyrë të veçantë për fëmijët të cilët nuk pritej të jetonin gjatë, raporton Los Angeles Times.
“Çështja kryesore është t’i duam ata si veten,” thotë zotëri Bzeek, ​​62 vjecar. “Unë e di se ata janë të sëmurë. Unë e di se ata do të vdesin, por bëj çmos si një qenie njerëzore, dhe pjesën tjetër ia lë Perëndisë. ”
Bzeek dhe gruaja e tij e ndjerë vite më parë ishin kujdesur për djalin e tyre me aftësi të kufizuara, 19-vjeçarin Adam, i cili atëherë vuante nga nanizmi dhe sëmundjet e kockave të buta.

Z. Bzeek, ​​i cili në vitin 1978 erdhi në SHBA si student, tani kujdeset për një gjashtë-vjeçare të paralizuar, e cila është edhe e verbër edhe e shurdhër.

Ai shtoi: “Unë e di se ajo nuk mund të dëgjojë, e as nuk mund të shohë, por unë gjithmonë bisedoj me të. Ajo ka ndjenja. Ajo ka shpirt. Ajo është qenie njerëzore “.
“Vajza e vogël do të ishte i vdekur deri, poqese zotëriu Bzeek nuk do t’i ndihmonte”, shprehet Dr Suzanne Roberts, e cila mbikëqyr vajzën e sëmurë në Spitalin e Fëmijëve Los Angeles, ku edhe punon.

Zotëriu i cili jeton në Los Angeles ka përjetuar vdekjen e dhjetë fëmijëve për të cilët ishte kudjesur, por edhe ka përjetuar gëzimin e ndihmës për qindra të tjerë të cilëve u ofron ngrohtësi dhe dashuri. /MESAZHI/