Lauterbach: Nuk përjashtojmë një lockdown të ashpër

Gjermania ka urdhëruar reduktimin e kontakteve duke filluar nga data 28 dhjetor, por për të ardhmen një bllokim i ashpër nuk mund të përjashtohet apriori, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.

Sipas Lauterbach, ”masat e marra për periudhën e festive do të prodhojnë efektet e tyre, por ne nuk përjashtojmë asgjë. Nëse me të vërtetë numri i rasteve duhej të pasonte në një një bllokim, nuk do ta kursenim atë”.

Dje në samitin e landeve gjermane u vendos për reduktimin e kontaktet në maksimum të personave duke filluar nga 28 dhjetori, përveç mbylljes për publikun të stadiumeve, të ngjarjeve sportive dhe të diskotekave.

Gjermania aktualisht po përjeton një ngadalësim të valës së shkaktuar nga varianti Delta, ku me frikë të madhe tashmë shihet përhapja e Omicron, e cila mund ta kthejë situatën shëndetësore në kaos.

Instituti ”Robert Koch” bëri thirrje dje për masa më drastike. /atsh