Lavrov do të vizitojë Turqinë më 8 qershor

Ministri i Jashtëm Mevlut Cavusoglu njoftoi se homologu i tij rus Sergey Lavrov do të vizitojë Turqinë më 8 qershor.

Mevlut Çavusoglu bëri deklarata për rendin e ditës në tryezën e redaktorëve të agjencisë së lajmeve “Anadolli” (AA).

Ministri Çavusoglu njoftoi se homologu i tij rus Lavrov do të vijë në Turqi më 8 qershor për të diskutuar hapjen e një korridori sigurie në Detin e Zi, duke përfshirë edhe çështjen e grurit.

Shefi i diplomacisë turke tha gjithashtu se në luftën ruso-ukrainase, e cila po vazhdon që nga 24 shkurti, ata po punojnë për të bashkuar sërish palët për negociata. /trt