Supermakina me motor V12 e Lamborghini-t, Diablo legjendare, po rikthehet për të shënuar vitin 2025 në formën e një riinterpretimi të guximshëm nga Eccentrica.
Top Gear pati mundësinë ta provonte fillimisht bishën e modernizuar, duke konfirmuar atë që shumë e dinë tashmë – Diablo origjinal i viteve 90-ta i qëndron besnik statusit të tij legjendar.
Pavarësisht nëse e drejtoni me 190 km/orë në rrugë të hapur apo thjesht përpiqeni ta parkoni me 3 km/orë, Diablo ka qenë gjithmonë një makinë për t’u frikësuar.
Tani, ka mbërritur një epokë e re frike, falë manjatit italian dhe pronarit të Lamborghini-t, Emanuele Colombini.
Colombini ka derdhur burimet e tij në ringjalljen e makinës ikonike për një brez të ri, dhe në shikim të parë, është një transformim i guximshëm.
Ish-drejtori teknik i Lamborghini-t, Maurizio Reggiani, i është bashkuar projektit si konsulent, duke synuar të korrigjojë disa nga mangësitë që e kishin prekur modelin origjinal, por ende legjendar.
Pra, shasia e saj prej çeliku është përforcuar me fibra karboni, dhe makina ka marrë komponentë krejtësisht të rinj të pezullimit.
Madje ka edhe kontroll tërheqjeje dhe modalitete të rregullueshme të shasisë, dhe këtë herë ajo vjen me frena të vërteta, moderne.
Zemra e makinës mbetet motori i fuqishëm V12 5.7 litra, por tani është i pajisur me boshte të reja dhe një njësi të re kontrolli (ECU), e cila i ka dhënë asaj 50 kuaj fuqi shtesë për një fuqi totale prej 540 kuajsh. Tingulli, sigurisht, mbetet spektakolar.
Shikoni se si sillet kjo bishë në rrugë në videon në të cilën Tom Ford i Top Gear përballet me supermakinën italiane të modifikuar.








