Të paktën 30 predha u lëshuan nga Libani drejt Izraelit verior në më pak se një orë, njoftuan sot mediat izraelite, transmeton Anadolu.
Gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi se më shumë se 20 predha u lëshuan fillimisht drejt Galilee Panhandle-s, me rreth tetë të kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa pjesa tjetër ra në zona të hapura.
Rreth 10 predha të tjera u lëshuan drejt vendbanimeve Acre, Nahariya dhe komuniteteve të afërta. Tre predha u kapën ndërsa pjesa tjetër ra në zona të hapura.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme materiale.

