Lëvizja palestineze Fatah bën thirrje për intensifikimin e rezistencës kundër Izraelit

Lëvizja palestineze Fatah bëri thirrje për intensifikimin e rezistencës kundër pushtimit izraelit në përgjigje të operacionit ushtarak izraelit në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratë Fatah gjithashtu bëri thirrje për një grevë të përgjithshme në të gjithë territoret palestineze, për të kundërshtuar pushtimin izraelit në të gjitha zonat.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se forcat izraelite vranë nëntë palestinezë në kampin e refugjatëve në Jenin.

Dëshmitarët okularë thanë për AA se forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve, duke shkaktuar përleshje me palestinezët.

Ofensiva ushtarake e së enjtes është sulmi më i madh izraelit në kampin e refugjatëve Jenin që nga viti 2002.