Libanezët përleshen me policinë, u bllokohen llogaritë bankare

Dhjetëra depozitues janë përleshur me policinë në Bejrut, pasi kanë tentuar të hyjnë në Bankën e Libanit. Protestuesit kanë kërkuar tërheqjen e parave të tyre, të cilat janë bllokuar nga shteti për shkak të krizës së thellë financiare.

Forcat e sigurisë kanë përdorur shkopinjtë e gomës kundër protestuesve që refuzuan urdhrat për largim nga hyrja e Bankës Qendrore të Libanit. Disa protestues të plagosur janë dërguar në spital nga ekipet e Kryqit të Kuq.

Libani është në njërën prej krizave më të thella financiare dhe ekonomike. Kjo krizë ka nisur në vitin 2019, mirëpo rrënjët i ka në dekada korrupsion dhe keqmenaxhim nga klasa politike. Liderët kanë përfshirë shtetin në borxhe dhe kanë bërë pak në ngritjen e industrive lokale. Kështu, shteti është detyruar të mbështetet në import.

Funtit libanez i ka humbur vlera, ndërkaq bankat kanë ndaluar tërheqjen e parave në kohën e hiperinflacionit. /koha