Lideri i Hamasit: Turqia luan një rol kyç në zgjidhjen e çështjes palestineze

Duke folur në kanalin televiziv “Al-Aqsa” të lëvizjes së Hamasit, Haniyeh vlerësoi qëndrimin e Turqisë lidhur me kauzën palestineze, të burgosurit palestinezë në Arabinë Saudite dhe bllokadën e Izraelit në jug të Gazës.

Lëvizja palestineze respekton qëndrimin e Turqisë në lidhje me kauzën palestineze,- u shpreh Haniyeh dhe shtoi:

“Vëllai im, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), shpreh qëndrimin e Ankarasë për Palestinën në platformat ndërkombëtare. Ne e mirëpresim dhe respektojmë këtë qëndrim. Turqia luan një rol kyç në nivel politik në kauzën palestineze”.

Haniyeh foli me lëvdata për mbështetjen që populli turk dhe organizatat humanitare sigurojnë për popullin palestinez.

Ndërsa në lidhje me palestinezët që mbahen të burgosur në Arabinë Saudite lideri i Hamasit tha:

“Vendimet e Arabisë Saudite për të burgosurit palestinezë janë shokuese. Ne jemi shumë të habitur përballë këtyre vendimeve. Ne themi se nuk kjo Arabia Saudite që dimë ne, si një vend që e mbështet dhe përqafon kauzën paletineze”.

Haniyeh i bëri thirrje Arabisë Saudite të lirojë të burgosurit palestinezë.

Udhëheqësi i Hamasit kujtoi se Izraeli ka 15 vjet që ka vendosur bllokadë në Rripin e Gazës dhe tha se nuk mund të heshtin më në lidhje me bllokadën dhe se lëvizja do të mbështesë të gjithë hapat që synojnë çarjen e kësaj bllokade.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të rindërtuar Rripin e Gazës. Gjithashtu kemi intensifikuar kontaktet me OKB-në, Egjiptin, Katarin dhe Turqinë për të përshpejtuar procesin e rindërtimit”, tha kreu i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh. /trt