Lideri separatist paralajmëron ndarjen e Bosnjës

Lideri separatit i serbëve të Bosnjës ka premtuar se do të dobësojë shtetin deri në pikën sa do ta ndajë atë, ani pse një gjë të tillë e ka kundërshtuar SHBA-ja.

Milorad Dodik, president i pjesës serbe të Bosnjë-Hercegovinës në një intervistë për “Associated Press”, ka thënë se reagimi i Amerikës do të jetë përdorimi i forcës, por nuk ka arsye që t’i frikësohet për të sakrifikuar interesat e popullit serb.

Ai ka shtuar se çdo përpjekje për përdorimin e intervenimit ndërkombëtar për të forcuar institucionet multietnike të Bosnjës do të ketë kundërpërgjigje largimin e serbëve dhe kthimin e keqfunksionimit.

Ai ka kërcënuar se shkaku i reagimit ndërkombëtar pjesa serbe do të jetë e detyruar të deklarojë pavarësinë e plotë. /koha