Lirohen pas pes vitesh cifti amerikan i marrë peng nga talibanët (Video)

Një grua amerikane dhe bashkëshorti i saj kanadez, së bashku me tre fëmijët e tyre janë liruar nga pengmarrja, njoftojnë mediat amerikane.

Kaë kaluar me shumë se pesë vite prej kur çifti ishte rrëmbyer nga talebanët në Afganistan.

Caitlan Coleman, 31 vjeç, dhe burri i saj Joshua Boyle, 34 vjeç, u liruan nga robëria dhe u shkëmbyen pas në marrëveshje mes ushtrisë së Pakistanit dhe ushtrisë amerikane.

Lirimi i tyre thuhet të jetë kryer të mërkurën vonë në një operacion të fshehtë.

Vetëm disa ditë më parë, çifti u shfaqën në një video të filmuar nga kapësit taleban, ku Caitlan shihet me dy fëmijë në dorë, ndërsa Joshua me fëmijën e tretë, i cili ka lindur teksa cifti ishte në robëri. /MESAZHI/