Liwa International Festival kthehet çdo vit në një oazë adrenaline në mes të shkretëtirës së Emirateve të Bashkuara Arabe.
Atje, qindra automjete përshkojnë rërën, ndërsa motorët e tyre “nxjerrin zhurmën” mbi dunat e mëdha.
Ngjarja zhvillohet pranë Moreeb Dune, dunës më të lartë në rajon, ku garuesit sfidojnë gravitetin duke ngjitur majën.
– YouTube www.youtube.com
Festivalit i bashkohen njerëz nga e gjithë bota, por ai ruan thelbin e tij lokal dhe kulturor.
Përveç garave, vizitorët mund të shijojnë balona me ajër të ngrohtë, gara deveje, si dhe një program të pasur gastronomik.
Një pjesë e vizitorëve kampojnë në tente ose në veturat e tyre, duke u zgjuar me zhurmën e motorëve përreth.











