Luani kafshon 4-vjeçaren në cirk, pasi kaloi rrethojat e sigurisë

Ky është momenti i tmerrshëm kur një luan cirku në Rusi, sulmoi një vajzë të vogël pasi theu rrethojat e sigurisë gjatë një shfaqjeje në cirk.

Luani e tërhoqi vajzën në ring dhe e kafshoi atë gjatë performancës në fshatin Uspenskoye në rajonin Krasnodar të Rusisë.

Vajza, që mban emrin Ksenia, u shpëtoi sulmit të luanit por mjekët thonë se ajo do të mbetet me trauma për tërë jetën, pas lëndimeve serioze në fytyrë dhe gjoks, transmeton Gazeta Express.

Sipas raportimeve lokale, vajza ishte duke e valëvitur një flamur të vogël gjatë aktit të cirkut.