Makina përplasë njerëzit në Paris, 1 e vdekur dhe 5 të lënduar (Foto)

Një makinë është përplasur në drejtim të njerëzve që ishin të pranishëm në një piceri në Seine-et-Marne në afërsi të Parisit.

Sulmi kishte viktima, dhe mediat njoftojnë se një vajzë e re ka mbetur e vdekur dhe së paku pesë persona janë plagosur rëndë.

Shoferi u arrestua në vendin e ngjarjes, ndërsa po ngiste një BMW të errët.

Hetuesit thanë se incidenti ishte “i paramenduar, por nuk kishte lidhje me akt terrorist”.
Franca ende po vuan pasojat e një varg sulmesh terroriste, në kryerjen e të cilave nuk munguan as makinat si mjet i vrasjes së njerëzve. /MESAZHI/