“Makthi” i kriminelëve: Me ndihmën e këtij serveri janë arrestuar mbi 3 mijë persona

Kompania Megvii në Pekin që përkrahet nga qeveria kineze, është duke zgjeruar dhe zhvilluar gamën e softuerit të sofistikuar Face++.

Kjo kompani ka siguruar distributorë në Tajlandë, pasi që policia kineze ka arritur ta përdorë këtë softuer në Kinë për të lokalizuar dhe arrestuar mbi 3 mijë të kërkuar nga autoritetet e sigurisë, transmeton Telegrafi.

Softueri funksion në atë mënyrë që identifikon 106 karakteristika të ndryshme në fytyrën e njerëzve, edhe nëse fytyra është pjesërisht e mbuluar me ndonjë maskë.

Siç raporton “Business Insider”, Face++ kushton rreth 1.5 miliard dollarë, kurse Megvii është duke zhvilluar negociata me bankat komerciale dhe menaxherët e ndërtesave të ndryshme që mund ta përdorin për shkaqe sigurie.

Kjo do të thoshte se nëse objektet e ndryshme afariste që përdorin dokumentet e identifikimit, do të vazhdojnë biznesin pa pasur nevojë për një gjë të tillë, pasi me këtë teknologji do të identifikoheshin punëtorët dhe të tjerët që futen brenda.

Zëvendësdrejtori i kompanisë Megvii, Sije Jinan, ka deklaruar se Face++ tashmë përdoret në kompanitë private komerciale në Kinë, dhe kështu ata mund të vendosin se kush mund të futet e kush jo në objektet e tyre.

Synim i kësaj kompanie është që të zgjeroj gamën nga softueri në harduer, që do të zhvillonte sistemin e kamerave të sigurisë.

“Synojmë që të avancojmë ‘syrin e qytetit’ dhe t’ua lehtësojmë punën autoriteteve të sigurisë”, ka shtuar zëvendësdrejtori i kompanisë. /Telegrafi/