Ballina Artikuj Manifestim madhështor i mirëpritjes së Ramazanit me 250 fëmijë në Hifdh Kids...

Manifestim madhështor i mirëpritjes së Ramazanit me 250 fëmijë në Hifdh Kids 🌙🎊🎉

“Në atë vend ku mbushen xhamitë, aty ka shpresë për të ardhmen,” u shprehën muhafizet e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”, hfz. Fatime Nitaj dhe hfz. Rineta Nitaj, teksa organizuan këtë ngjarje madhore në shenjë mirëpritjeje të muajit të bekuar të Ramazanit në xhaminë “Alauddin”.

Ky manifestim filloi me lexim Kur’ani, për të vazhduar më tej me pyetje-përgjigje rreth Ramazanit, aktivitete atraktive dhe argëtim. Në fund, për 250 nxënësit e pranishëm u shpërnda nga një dhuratë.

Këtë ditë, ndriçimi i xhamisë ishte më i madh, sepse prezent ishin qenia më e bukur – fëmijët.

“Ata ndezën dritat e xhamisë me gëzim të madh, duke i lënë ato të ndezura përgjatë tërë muajit, sepse gjatë këtij muaji nata është ditë për myslimanët!”

“U erdhi ky muaj, i cili ka vlerë më shumë se një mijë muaj, e atij që i ndalohet, i është ndaluar e gjithë mirësia…” [Hadith]

Allahu i mundësoftë çdo myslimani arritjen e këtij muaji të mëshirshëm e sublim dhe arritjen e shpërblimeve të mëdha përgjatë tij!

Hifdh Kids Prishtinë