Marin: Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë shpejt anëtarësimin në NATO

Sanna Marin

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, i kërkoi Turqisë dhe Hungarisë që të miratojnë shpejt anëtarësimin e vendit të saj në NATO.

Duke folur për shtypin pas Samitit të Liderëve Skandinavë të mbajtur në Helsinki, Marin iu referua anëtarësimit të Finlandës në NATO, duke thënë se “të gjithë sytë janë tek Hungaria dhe Turqia. Ne duam që këto vende të miratojnë shpejt anëtarësimin tonë në NATO”.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson gjithashtu ndau të njëjtat pikëpamje me homologen e tij finlandeze duke deklaruar se “Suedia dhe Finlanda duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe gjithashtu duhet të anëtarësohen në NATO”. /atsh