“Marrëdhëniet mes Algjerisë dhe Francës nuk do të rregullohen në një të ardhme të afërt”

Abdelmadjid Tebboune

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune tha se për shkak të deklaratave të presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me historinë e Algjerisë, nuk është e mundur që marrëdhëniet mes dy vendeve të kthehen në rrjedhën normale në një të ardhme të afërt, transmeton Anadolu Agency (AA).

Macron pretendon se historia e Algjerisë “nuk është e bazuar në të vërteta dhe se ajo është ndërtuar mbi armiqësinë ndaj Francës” dhe i cili dominimin osman në vend e përcakton si “kolonial”.

Deklaratat e presidentit algjerian Tebboune lidhur me këtë temë u paraqit në numrin e kësaj jave të revistës gjermane Der Spiegel.

I pyetur “nëse do të kthehen në rrjedhën normale në një të ardhme të afërt marrëdhëniet me Francën?”, Tebboune u përgjigj: “Jo. Asnjë algjerian nuk pranon të kontaktojë sërish me ata të cilët përhapin këto ofendime”.

Duke theksuar se është shqetësuar shumë nga deklaratat e “rrezikshme” të homologut të tij francez, Tebboune theksoi se “Nuk duhet të thuhen fjalë për historitë e popujve dhe algjerianët nuk duhet të poshtërohen”.

Sipas lajmit të gazetës Le Monde më 2 tetor, Macron kishte pretenduar se historia e Algjerisë nuk është e bazuar në të vërteta dhe se ajo është ndërtuar mbi armiqësinë ndaj Francës dhe dominimin osman në vend e kishte përcaktuar si “kolonial”.

Këto deklarata të Macron-it janë pritur me reagime edhe nga ana zyrtare edhe nga ajo civile në Algjeri.

Algjeria, në reagim të deklaratave të Macron-it më 3 tetor mbylli hapësirën e saj ajrore për avionët ushtarakë francezë dhe më pas thirri urgjentisht për konsultim në vend ambasadorin e Algjerisë në Paris, Mohammed Anter Davud. /aa