Mbi 1 milionë viktima nga Covid-19 në Evropë që nga fillimi i pandemisë

Sipas France Presse , në Evropë janë regjistruar më shumë se 1 milionë vdekje nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Evropa është kontinenti më e prekur në botë përpara Amerikës Latine dhe Amerikës së Veriut .

Të 52 vendet dhe territoret e rajonit (që arrin deri në Azerbajxhan dhe Rusi në lindje) totali i vdekjeve shkon në 1,000,228. Në rang global, numri i viktimave nga Covid-19 është 2,95 milionë. Kurse, të infektuar janë 137,128,582. Të shëruarit janë 110,281,545. /abcnews