Mbi 19.000 të mitur të pashoqëruar u kapën në korrik në kufirin ShBA-Meksikë

David Shahoulian, një zyrtar i lartë në Njësinë e Politikave Kufitare dhe Emigracionit pranë Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, njoftoi se numri i fëmijëve të pashoqëruar të kapur në një muaj në kufirin SHBA-Meksikë arriti nivelin më të lartë muajin e kaluar, të paktën 19 mijë.

Në mars numri i të miturve të pashoqëruar të kapur në kufi ishte 18.877.

Duke deklaruar se numri i njerëzve të kapur në kufi me familjet e tyre pritet që në korrik të jetë rreth 80.000, Shahoulian vuri në dukje se kjo është shifra e dytë më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Shahoulian u shpreh se numri i njerëzve që presin në kufi bashkë me familjet pritet të arrijë numrin më të lartë për vitin financiar 2021, i cili do të mbyllet më 30 shtator.

Numri i personave të ndaluar në kufi me familjet e tyre në maj kishte arritur shifrën 88.857, numri më i lartë i regjistruar deri më tani në ShBA. /trt