Mbi 63 milionë të prekur nga COVID-19 në mbarë botën

U.S. Army Spc. Reagan Long, a horizontal construction engineer assigned to the 827th Engineer Company, 204th Engineering Battalion, 53rd Troop Command, New York Army National Guard, alongside Pfc. Naomi Velez, a horizontal construction engineer assigned to the 152nd Engineer Support Company, 42nd Infantry Division, register people at a COVID-19 Mobile Testing Center in Glenn Island Park, New Rochelle, Mar. 14, 2020. Members of the Army and Air National Guard from across several states have been activated under Operation COVID-19 to support federal, state and local efforts. (U.S. Army National Guard photo by Sgt. Amouris Coss)

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 63 milionë ndërsa numri i personave në trajtim ka tejkaluar 18 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar 63.072.855 raste me COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhe më pas u përhap në mbarë botën.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 13.750.404 raste deri më tani, e cila pasohet nga India (9.432.075), Brazili (6.314.740), Rusia (2.269.316), Franca (2.218.483), Spanja (1.646.192), Britania e Madhe (1.617.327), Italia (1.585.178), Argjentina (1.418.807), Kolumbia (1.308.376) dhe Meksika (1.107.071).

Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1.465.186 persona ndërsa 43.546.189 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Tejkalon 18 milionë në botë numri i personave që trajtohen

Deri më tani numri i njerëzve të infektuar aktivë në mbarë botën ka arritur në 18.061.480.

Shenjat e sëmundjes vazhdojnë të jenë të lehta tek 17.956.143 persona që trajtohen ndërsa ndodhen në rrezik për jetën 105.337 të sëmurë.

Rritja e numrit të sëmurëve në trajtim, rrit edhe barrën mbi sistemet shëndetësore të vendeve.

SHBA-ja është vendi me numrin më të madh të rasteve të infektuara aktive me 5.370.129 persona që ndodhen në trajtim.

Sipas numrit të rasteve që ndodhen në trajtim SHBA-ja ndiqet nga Franca me 2.004.000, Italia me 795.771, Brazili me 563.774, Belgjika me 522.669, Rusia me 468.332, India me 447.298, Polonia me 408.617, Ukraina me 371.088, Gjermania me 316.774, Irani me 242.584, Meksika me 183.019 dhe Argjentina me 130.491 raste.

Ndërkaq, në Turqi, që prej 30 nëntorit ka arritur në 193.828 numri i rasteve aktive, ku 5.011 prej tyre e përbëjnë të sëmurët në gjendje të rëndë.

Numri i të sëmurëve me COVID-19 që vazhdojnë trajtimin në mbarë botën më 7 prill tejkaloi 1 milion, më 30 prill 2 milionë, më 30 maj 3 milionë, më 26 qershor 4 milionë, më 15 korrik 5 milionë, më 2 gusht 6 milionë, më 5 shtator 7 milionë, më 9 tetor 8 milionë, më 18 tetor 9 milionë dhe më 24 tetor 10 milionë.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi COVID-19 u përhap në mbarë botën.