McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë vendoset në shitje

Një nga McLaren F1 me kilometrazhin më të ulët në botë është në shitje përsëri.

Ky McLaren F1 i vitit 1995 me një nuancë unike Creighton Brown, u shit në ankand në vitin 2021 për mbi 20 milionë dollarë.

Tani, gati tre vjet më vonë, po shitet përsëri.

Në vitin 2021 odometri i tij lexonte vetëm 387 kilometra të përshkuara, andaj vetura edhe e kaloi vlerësimin prej mbi 15 milionë dollarësh duke e bërë atë një nga veturat më të shtrenjta të shitura atë vit.

Edhe pse kanë kaluar vite, odometri i F1 tani tregon vetëm 410 kilometra.

Bëhet e ditur se ky model është një nga shembujt me kilometrat më të ulët duke e bërë atë jashtëzakonisht të dëshirueshëm për njerëzit.

Përsëri McLaren F1 pritet të shitet për mbi 20 milionë dollarë përmes ankandit online Sotheby’s Seaeled.