Me këtë Land Rover Defender mund të shkoni në Sahara, por edhe në plazh

Me ardhjen e gjeneratës së re të modelit Defender, Defender origjinal, i prodhuar prej 33 vitesh me modifikime dhe modernizime të ndryshme, është vënë disi në plan të dytë. Por kjo nuk do të thotë se ai është harruar plotësisht.

Ky model ikonë është një Land Rover Defender 90 i vitit 1997, dhe është një variant klasik evropian me timonin në anë e majtë.

Pronari aktual e bleu atë në Spanjë më pak se dy vjet më parë dhe e transportoi në SHBA këtë vit.

Në moshën 26-vjeçare, Defender përshkoi vetëm 190 mijë kilometra mbi supet e tij, shumica e të cilave i kaloi në Gadishullin Iberik me diell.

Pas një rifreskimi kozmetik dhe teknik, duke qenë se më parë ishte lyer me ngjyrë gjelbër të errët, dhe tani mburret me bojë metalike të hirtë Brooklyn, ky Defender ka kaluar një transformim interesant dhe cilësor.

Çatia fikse është zëvendësuar dhe anët dhe pjesa e pasme gjithashtu mund të palosen. Të reja në pjesën e jashtme janë dritat LED, një kamerë e pasme dhe fellnet e zeza 16 inç me goma Cooper Discoverer STT Pro 235/85.

Çfarë ofron ky Defender nën “kapakun” e përparmë? Ka motor turbodiesel me katër cilindra 2.5-litërsh, 300Tdi, me një fuqi prej 111 kuaj-fuqi i kombinuar me një kuti ndërrues manual me pesë shpejtësi. Automjeti mund të gjendet në portalin e ankandit Bring a Trailer dhe çmimi aktual i shitjes është 72,500 dollarë.