Media izraelite: 10 pengje izraelite të tjera në Gaza u dorëzohen Kryqit të Kuq

Dhjetë pengje izraelite të tjera në Rripin e Gazës iu dorëzuan Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, transmeton Anadolu.

Për lirimin e dhjetë pengjeve të tjera raportoi televizioni izraelit ‘Channel 12’ dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë koment zyrtar nga Hamasi dhe Izraeli në lidhje me raportin.

Më herët, Hamasi publikoi një listë me 30 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, përfshirë 15 fëmijë dhe 15 gra, të cilët pritet të lirohen në këmbim të dhjetë pengjeve izraelite.

Dje, Katari njoftoi një marrëveshje për zgjatjen edhe për dy ditë të tjera të pauzës humanitare fillimisht 4-ditore, sipas të cilës do të kryhen shkëmbime të mëtejshme të të burgosurve.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

Që atëherë, sipas shifrave të autoriteteve shëndetësore në Gaza, sulmet e pamëshirshme izraelite në enklavë kanë vrarë mbi 15 mijë palestinezë, përfshirë të paktën 6.150 fëmijë dhe 4 mijë gra.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është rreth 1.200.