Meksikë, në kamionët që udhëtonin drejt SHBA-së gjenden 600 emigrantë

Në kontejnerët e dy kamionëve të ndaluar në Veracruz të Meksikës janë gjetur 600 emigrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Kombëtar për Migracionin (INM) tha se shërbimet kufitare ndaluan dy kamionë për shkak të raportimit se po transportonin emigrantë drejt Shteteve të Bashkuara.

INM tha se emigrantët vinin nga 12 vende, duke përfshirë Amerikën Qendrore, Afrikën, Indinë dhe Bangladeshin.

Nga kontrolli u konstatua se në kamionë ndodheshin 600 emigrantë, mes të cilëve 145 gra dhe fëmijë.

INM tha se emigrantët kishin ecur nga kufiri i Guatemalës që nga 23 tetori dhe kishin udhëtuar më shumë se 500 kilometra.

Një përfaqësues i një organizate joqeveritare të angazhuar në zonë tha se në mesin e atyre që u shpëtuan kishte gra shtatzëna, fëmijë dhe të sëmurë dhe se ata kishin nevojë për kujdes urgjent mjekësor.

Shumë migrantë të padeklaruar nga vendet e Amerikës Qendrore po përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes Guatemalës dhe Meksikës.

Të dhënat nga Njësia e Politikave të Migracionit në Ministrinë e Brendshme tregojnë se më shumë se 190.000 persona pa dokumente u gjetën në Meksikë nga janari deri në shtator dhe 74.300 prej tyre u deportuan. /aa