Meksikë, votohet ligji me të cilin ushtria “merr kompetencat” e policisë

Kongresi i Meksikës ka miratuar projektligjin me të cilin ushtrisë së vendit i jepen edhe kompetencat e policisë, ndërkohë që propozuesi pohon se bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm në luftën kundër kërcënimit për sigurinë e shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fillim të dhjetorit, ligji për dhënien e autorizimeve policore ushtrisë u votua nga Dhoma e Ulët e Parlamentit të Meksikës, ndërkohë që mbrëmë të njëjtin e votoi edhe Dhoma e Lartë, Kongresi.

Bëhet fjalë për një ligj i cili lejon ushtrinë e vendit të patrullojë nëpër qytete, të kryej bastisje dhe arrestime, si dhe të ndërhyjë në raste të tubimeve të paligjshme dhe të vendos pika kontrolli nëpër lagje dhe rrugë.

Me këtë, presidenti i Meksikës, Pena Nieto, ka fituar një mundësi që në raste kur policia nuk mund t’u përgjigjet nevojave të sigurisë, autorizimet t’ia japë ushtrisë për një afat njëvjeçar. Sipas nevojës, këto autorizime do të mund të zgjaten.

Opozita nga ana e saj kritikon për mungesë të një debati të hollësishëm lidhur me ligjin në fjalë, dhe se presidenti Nieto ka “fituar një mundësi të vendos gjendje të jashtëzakonshme kur do që të dëshirojë”.

Edhe OJQ-të kanë shprehur shqetësimet e tyre, nga shkaku për siç thonë, autoritetet nuk dhanë garanci se ushtria nuk do të shkelë të drejtat themelore të njeriut.