Mendësia e Prokrustit

Dr. Besim Arbanashi

Kjo frazë i dedikohet mitit të lashtë grek për kriminelin Prokrustes. Ai strehonte në hanin e tij kalimtarë të rastit. Aty kishte një kallëp shtrat. Sapo mysafiri futej brenda e vendoste në te. Nëse personi ishte më i gjatë se shtrati, ia priste këmbët, ndërsa në rastet kur mysafiri rastiste të ishte në përmasa trupore më të vogla se shtrati, i amputonte gjymtyrë të trupave tjerë.
I vetmi person që mbijetonte ishte ai i cili kishte fatin që përmasat e trupit t’i përputheshin me madhësinë e shtratit.
Në realitet, kjo mendësi nuk mbeti vetëm mit, por fatkeqësisht realitet te shumë njerëz. Edhe sot ne hasim të atillë që në mendjet e tyre e kanë të ngulitur idenë e shtratit të Prokrustit, për faktin se ata nuk i pranojnë të tjerët ashtu siç janë dhe bëjnë përpjekje që njerëzit t’i ngjeshin në imazhe të cilat ata i gatuajnë në mendjet e tyre ndërsa në raste dështimi i heqin qafe.
Të tillët është e udhës të kuptojnë se duhet të lirohen nga kjo mendësi e qoroditur. Zoti na krijoi të ndryshëm në madhësi e vizione.
Mendësi e pa sukses. I pa sukses do të jet po ashtu kushdo që synon t’i uniformizojë e tufëzojë njerëzit në mendime, sjellje a veprime.

Nga: Dr. Besim Arbanashi