Mercenarë rusë shihen në qytetin Sirte të Libisë

Ushtria libiane përshkruan aktivitetet e mercenarëve të Wagner si shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Ushtria libiane të mërkurën tha se dalloi disa kamionë mercenarë rusë në qytetin bregdetar të Sirtes. Në një deklaratë, të Operacionit “Vullkani i tërbuar” i cili udhëheqet nga qeveria tha se dy grupe mercenarësh u panë gjithashtu duke lëvizur përgjatë rrugës nga qyteti i pasur me naftë i Bregas drejt Sirtes dhe në drejtim të Ajdabiyas, tha deklarata. Ushtria libiane përshkroi aktivitetet e mercenarëve rusë si një “shkelje të marrëveshjes së armëpushimit” të nënshkruar në Gjenevë në tetor. Më 23 tetor të vitit të kaluar, Kombet e Bashkuara shpallën një marrëveshje të përhershme armëpushimi midis rivalëve ndërluftues të Libisë gjatë një takimi të Komisionit të Përbashkët Ushtarak 5 + 5 në Gjenevë. Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i diktatorit Muamer Gadafi në 2011. Mesazhi.com/Worldbulletin