Merkel iu përgjigjet sulmeve të Trump për deklarimet ndaj Gjermanisë

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, iu është përgjigjur sulmeve që Presidenti amerikan Donald Trump po bën ndaj Gjermanisë.

Në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, Merkel këtë të mërkurë ka mohuar se vendi i saj kontrollohet plotësisht nga Rusia duke thënë se ajo mori vet vendimet dhe politikat e veta të pavarura, njofton Klan Kosova.

Në gjuhën më pak të hapur se sa presidenti amerikan, kancelarja gjermane bëri të ditur se ajo nuk kishte nevojë për mësime në lidhje me regjimet autoritare, duke kujtuar se ajo ishte rritur në Gjermaninë Lindore kur ajo kishte qenë pjesë e sferës së ndikimit të Bashkimit Sovjetik.

“Kam provuar veten se si një pjesë e Gjermanisë ishte e kontrolluar nga Bashkimi Sovjetik. Jam shumë e lumtur që sot jemi të bashkuar në liri, Republika Federale e Gjermanisë. Për këtë mund të themi se ne mund të bëjmë politikat tona të pavarura dhe të marrim vendime të pavarura. Kjo është shumë e mirë, veçanërisht për njerëzit në Gjermaninë Lindore “, është shprehur ajo vetëm disa orë pasi Trump veçoi Gjermaninë me përplot kritika, njofton Klan Kosova.