Mijëra somalezë rrezikojnë të vdesin urie nga thatësia

Mijëra njerëz në Somalilandin gjysmautonom të Somalisë po përballen me krizë buke për shkak se rajoni po përjeton thatësinë më të madhe në dekadat e fundit.

Pasojat e motit të thatë janë përshkallëzuar nga pasojat ekonomike nga pandemia e koronavirusit, si dhe nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Këta faktorë e kanë rritur çmimin e drithit, duke shkaktuar uri të përhapur në të gjithë Somalilandin, i cili 90% të importeve të drithit i siguron nga Rusia dhe Ukraina.

Në qytetin Mandera, nëna 17-vjeçare Deeka udhëtoi 643 kilometra për trajtim mjekësor të djalit të saj dymuajsh të kequshqyer.

Atje, doktor Abdul Rahman Abdulahi, i tha transmetuesit britanik Sky News se kishte frikë nëse nuk do të ketë së shpejti reshje, sepse gjithnjë e më shumë po rritet numri i fëmijëve që u rrezikohet jeta nga mungesa e ushqimit. /koha