Miliarderi palestinez kaloi disa ditë në paraburgim në Arabinë Saudite

Miliarderi me origjinë palestineze, Sabih al-Misri, u lirua pasi kaloi disa ditë në paraburgim në Arabinë Saudite, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime të afërta me familjen konfirmuan se autoritetet saudite në fillim të mëngjesit liruan Al-Misrin.

Biznesmeni palestinez që jeton në Jordani u arrestua të mërkurën gjatë një vizite në Arabinë Saudite. Së bashku me të në Arabinë Saudite udhëtuan dhe udhëheqësit e dy kompanive të tij.

Institucionet saudite nuk komentuan rastin dhe deri më tani nuk dihet se ku ishte mbajtur Al-Misri në paraburgim.