Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutojnë përgjigjen ndaj luftës në Ukrainë

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen në Bruksel për një takim dyditor, të fokusuar në mbështetjen për Ukrainën dhe përpjekjet e përbashkëta për të siguruar armë dhe municione.

Ngjarja është takimi i fundit i nivelit të lartë përpara samitit vjetor të NATO-s në Vilnius në korrik, ku marrëdhënia e aleancës me Ukrainën dhe shpenzimet e mbrojtjes do të jenë të larta në agjendë.

Një rritje e mundshme në angazhimet për shpenzimet e mbrojtjes nga anëtarët nga 2% aktuale e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendeve në 2.5% është në diskutim.

Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov do të bashkohet me ministrat për një takim të të ashtuquajturit Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes të Ukrainës, i cili koordinon dërgesat e armëve në Kiev.

Ky takim, ku marrin pjesë edhe vende jo anëtare të NATO-s, udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara, pasi vetë NATO nuk furnizon Ukrainën me armë vdekjeprurëse.

Ministrat e NATO-s pritet të diskutojnë se si të thellojnë lidhjet në vitet e ardhshme me Reznikov, vendi i të cilit aspiron të bëhet anëtar i aleancës. /atsh