Ministri i Jashtëm i Francës: Kina po sterilizon myslimanët Ujgurë

Jean-Yves Le Drian

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian tha se “sterilizimet e detyruara” dhe “ndalimet masive” të Ujgurëve myslimane në kampet kineze u konfirmuan. Pekini mohon akuzat.

“Sterilizimi i detyruar, abuzimi seksual në kampe, zhdukjet, ndalimet masive, puna e detyruar, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore, duke filluar nga vendet e lutjes, mbikëqyrja e popullsisë, e gjithë kjo është konfirmuar”, tha Le Drian në Senatin Francez.

Sipas studimeve nga institutet amerikane dhe australiane, të paktën një milion ujgurë, një pakicë kryesisht myslimane që flasin turqisht, u internuan në “kampe” në rajonin veriperëndimor të Kinës Xinjiang.

Autoritetet kineze konfirmojnë se ata kanë ndërtuar “qendra trajnimi profesional” për të ndihmuar popullatën të largohet nga ekstremizmi në rajon, i cili është nën mbikëqyrje më të madhe pas sulmeve islamike.

Shefi francez i diplomacisë edhe një herë kërkoi që një mision i paanshëm, i pavarur dhe transparent i ekspertëve ndërkombëtarë të shkojë në Xinjiang sa më shpejt të jetë e mundur nën kujdesin e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michel Bachelet.

Ai gjithashtu u bëri thirrje kompanive franceze t’i kushtojnë më shumë vëmendje shkeljeve të të drejtave themelore të ujgurëve në fabrikat kineze që i punësojnë ato.

Më 24 shkurt, ministri vuri në dukje “sistemin e institucionalizuar të shtypjes” të Ujgurëve të Kinës në deklaratat për Këshillin e KB-së për të Drejtat e Njeriut raporton Telegrafi.