Ministri i Jashtëm turk do të vizitojë Palestinën dhe Izraelin

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) do të zhvillojë një vizitë në Palestinë dhe Izrael.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme bëhet e ditur se ministri Çavushollu do të zhvillojë një vizitë në Palestinë dhe Izrael.

“Z. Ministër (Çavuşoğlu) do të vizitojë Palestinën më 24 maj, për të kryesuar takimin e dytë të Komitetit të Përbashkët, i cili u krijua nën kryesimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Palestinës në vitin 2010. Në kuadër të vizitës së sipërpërmendur të Ministrit tonë, është planifikuar të zhvillojë një takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Palestinës, Riyad Malki dhe të takohet me Presidentin e Palestinës, z. Mahmoud Abbas”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Në vijim të deklaratë thuhet se Çavushollu do të vizitojë edhe Izraelin më 25 maj.

“Parashikohet që ministri ynë të vizitojë Izraelin më 25 maj dhe të zhvillojë takime dypalëshe dhe mes delegacioneve me ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin alternativ izraelit Yair Lapid dhe në këtë kuadër do të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe për marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin”, përfundon deklarata. /trt