Ministri i Jashtëm turk zhvillon bisedë telefonike me homologun egjiptian

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan zhvilloi bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Sameh Shoukry, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Jashtme, ministri Shoukry uroi homologun e tij Fidan për detyrën e re.

Në bisedë gjithashtu u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe.