Momenti kur vogëlushi pa këmbë dhe duar ecën për herë të parë (VIDEO)

Një djalë 4-vjeçar i lindur pa këmbë dhe pa krahë ka bërë hapat e tij të parë.

Katie Whiddon shpërtheu në lot të dielën ndërsa shikonte djalin e saj të vogël Camden ndërsa rrëshqiste përgjatë dyshemesë së apartamentit të tyre në Teksas.

“Kemi filluar të qajmë, ishim kaq krenarë,”-tha 23-vjeçarja, nënë e 3 fëmijëve. “Nuk e dija se kur do të vinte ajo ditë. Nuk mendoja se ai ishte gati për ta realizuar. Unë isha kaq shumë e lumtur dhe e tronditur. Ishte kaq emocionuese dhe Ryleigh, motra e tij ishte duke u kërcyer nga ngazëllimi.”

Në videon që tashmë është bërë virale shikohet Camden ndërsa ulet në dysheme dhe me kurajon e mamasë e babait të tij fillon të ecë.

“Unë po vij tek ju,”-dëgjohet duke thënë 4-vjeçari. “Jam duke ecur.” /albeu.com/

https://www.youtube.com/watch?v=zai5dPC0DN8