Kur luftëtarit të Libisë kundër italianëve pushtues, Omar Mukhtarit, i vdiq gruaja, ai e qau dhe vajtoi shumë. Atë e dogjën të gjallë në çadër ushtarët italianë, vetëm se ishte e shoqja e Omar Mukhtarit.
Duke qenë se nuk ishte në traditën e arabëve t’i qajnë gratë, dikush e pyeti: “Pse po e qan kaq shumë o lideri ynë?”
Ai u përgjigj:”Sa herë që kthehesha nga beteja, ajo më priste në hyrje të çadrës dhe më thoshte:
“Ndalu pak, të lutem!” Pastaj nxitohej, e ngrinte me dorën e saj perden e çadrës, dhe më thoshte:
“Tani mund të hysh.”
Një ditë e pyeta:“Pse e bën këtë çdo here që hyj brenda?”
Ajo më tha:”Nuk do të lejoj kurrë t’a ulësh kokën qoftë dhe për të hyrë në çadër. Dua të mbetesh me kokën lart në fushën e betejës dhe jashtë saj.”
P.s: Kurse thënia në foton ilustruese është e Omar Mukhtarit dhe do të thotë:
“Mos e ul kokën para askujt veç Zotit, sepse jo më kot t’a ka vënë lart!”
Perktheu: Elmaz Fida







