Njeriu i mençur u pyet:
A e dini se filani mund të fluturojë?
Ai tha: kjo çështje nuk është aq e rëndësishme, pasi fluturojnë mizat edhe mushkonjat.
Ata thanë: dhe çfarë do të thoshit ju, sikur ta dinit se filani po ecën mbi ujë?
Ai tha: edhe kjo çështje nuk është e rëndësishme, sepse një dërrasë druri bën të njëjtën gjë, nëse e vendosni mbi ujë.
Ata thanë: pra, cila është mrekullia e vërtetë sipas jush?
Ai tha: të ecësh në mes të njerëzve pa humbur parimet e moralit, të mos gënjeni, të mos vidhni, të mos mashtroni, të mos bëni shpifje, të mos e tradhtoni besimin e tyre ndaj jush e as mbështetjen e tyre tek ju dhe të mos ua lëndonit zemrat atyre.
Mrekullia e vërtetë është të qenit NJERI!
Hoxhë Hasan Baftijari








