Mund t’u përgjigjem atyre, që mendojnë me tru, ndërsa atyre që mendojnë me këmbë, jo

Shejkh Muhamed El-Gazali

Mund t’u përgjigjem atyre, që mendojnë me tru, ndërsa atyre që mendojnë me këmbë, jo!
“Në një qytet të madh të një vendi islam disa djem të ri po shkonin në xhami zbathur, pa këpucë.
Dikush nga njerëzit që i pa, i pyeti: Përse veproni kështu?
Ata i thanë: Pejgamberi (a.s) dhe shokët e tij shkonin në xhami, herë me këpucë dhe herë zbathur pa këpucë, prandaj patëm dëshirë të ringjallnim këtë sunet të tyre!
Lajmi mbërriti tek unë duke më kërkuar të jepja një fetva, përgjigje për këtë çështje!
I thashë pyetësit: Ndoshta, mund të përgjigjem për diçka, të cilën njerëzit e mendojnë me trurin e tyre! Ndërsa, atë të cilën e mendojnë me këmbët e tyre, kësaj gjëje nuk mund t’i jap kurrë përgjigje …!”
___________________
Shejkh Muhamed El-Gazali
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja