Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Nata e rrezikut të madh” – Aktivistët e Madleen njoftojnë çdo orë...

“Nata e rrezikut të madh” – Aktivistët e Madleen njoftojnë çdo orë përpara një sulmi të mundshëm izraelit

Një nga aktivistët në bordin e anijes Madleen ka postuar para 40 minutave në rrjetet sociale:

“Është nata e të gjitha rreziqeve për ne. Në këtë thread do të shkruaj çdo orë një fjalë të vogël për të treguar që ende kemi rrjet. Në momentin që nuk do të keni më lajme prej nesh, do të thotë se interneti është ndërprerë dhe se Izraeli po përgatitet të na sulmojë. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni momentin.”

Ky paralajmërim i drejtpërdrejtë vjen mes një atmosfere frike e vendosmërie, ndërsa anija humanitare vazhdon rrugëtimin e saj drejt Gazës, nën kërcënimin e një ndalese forcash ushtarake izraelite.